Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar ashpër pas dështimit të seancës së 12-të të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar situatën si të papranueshme për vendin.
Ai ka bërë thirrje që deputetët që bllokojnë punën e Kuvendit të mos kompensohen financiarisht për mungesën e angazhimit.
“Është për të ardhur keq çfarë po ndodh në Kuvendin e Kosovës. Ngrirja e punës po i shkakton vendit jo vetëm pasoja politike e institucionale, por edhe dëme ekonomike të qëllimshme – çdo seancë e dështuar kushton nga taksat tona. Deputetët që bllokojnë punën nuk duhet të paguhen për këtë! Të fillojmë nga një kërkesë e thjeshtë dhe e drejtë: pa punë,( pa rezultat ) nuk ka meditje”, tha Pacolli./Arbresh.info
Trepça në avantazh pas pjesës së parë në finalen ndaj Bashki...
Pacolli uron fillimin e Ramazanit: Allahu na pranoftë agjëri...
Vdes veterani i UÇK-së, Skender Ademi
Osmani uron fillimin e muajit të Ramazanit: Agjërim të lehtë...
Presidenti i Maldiveve uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarë...
Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për ndihmë në d...