Pacolli reagon pas aksidentit tragjik në Ferizaj

21:41 | 6 Qershor 2021

Për aksidentin e rëndë në Ferizaj ka reaguar edhe deputeti dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Pacolli ka hedhur kritika për vozitjen e shpejtë në rrugët e Kosovës, derisa ka thënë se jot ë gjithë kanë makina luksoze dhe të sigurta.

“Askush nuk e meriton të vdesë në këtë mënyrë. Një familje shuhet brenda pak sekondash. Jo të gjithë kanë makina luksoze dhe të sigurta. Kosova nuk ka rrugë për të vozitur shpejt. Kujdesuni për njëri-tjetrin! Shpejtësia vret! Ngushëllimet e mia familjarëve!”, ka shkruar Pacolli.

Kujtojmë në aksidentin e ndodhur në Koshare të Ferizajt mes një veture Golf 2 dhe një Audi, kanë humbur jetën katër persona.

Të gjitha viktimat ishin duke udhëtuar me veturën Golg 2.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara