Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka shkruar për takimin që ka pasur me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Pacolli ashtu sikur Rama ka thënë se në takimin e tyre është diskutuar për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtarë të Vlorës.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se qëllimi është që këtë aeroport ta bëjnë modern.
“Me mikun tim të shtrenjtë, KM Edi Rama, pas një darke për kantierin e madh të Aeroportit të Vlorës, projektimi i të cilit është̈ duke avancuar.
Qëllimi kryesor është të bëjmë një aeroport modern që do të shërbejë̈ si një “HUB” ndërkombëtar.
Në fund kisha kënaqësinë̈ e marrjes me vete të edicioni special të verës shqiptare “Kallmet”, etiketuar e ambalazhuar nga artisti Edi Rama”, ka shkruar Pacolli.
Kujtojëm se kompania e biznesmetit të sukseshëm Behgjet Pacolli do të ndërtojë Aeroportin e Vlorës.
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...
Rama uron Pashkët Ortodokse: Në këtë mëngjes të bekuar ju ur...
Trump: Nuk ka rëndësi marrëveshja, ne e kemi mposhtur atë ve...
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance: Ky është lajm shum...
Me sot diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat deri në 1...
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...