Pacolli: Punimet në Thumanë do të përfundojnë në fund të shtatorit

20:39 | 10 Qershor 2021

Biznesmeni kosovarë dhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se punimet që po bëhen në Thumanë pritet të përfundojnë deri në fund të shtatorit.

Këtë Pacolli e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, shkruan arbresh.info.

“Punimet në Thumanë të financuara nga Fondacioni “Behgjet Pacolli” do të përfundojnë në fund të shtatorit të ardhshëm. I lumtur që mund të kontribuoj për familjet në nevojë”, ka shkruar Pacolli./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara