Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka uruar punëtorët për ditën e 1 majit.
Ai përmes një statusi në rrjetin social facebook ka shkruar se ai që punon është me fat dhe i lumtur dhe se punëtori për të është njeri i shenjtë.
Statusi i plotë:
Sot unë dua të uroj të gjithë punëtorët në ditën e tyre – 1 maji. Në të njëjtën kohë, i uroj të gjithë të papunëve një punë sa më parë të jetë e mundur. Ai që punon, është me fat dhe i lumtur. Unë e di se çfarë do të thotë të punosh shumë. Çdo gjë në jetë unë kam krijuar falë punës. Kam pasur edhe fatin të krijoj mijëra vende pune. Puna është shëndet. Dhe punëtori për mua është njeri më i shenjtë.
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...