Zëvendëskryeministri i parë dhe shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli ka përshëndetur kalimin e Ligjit për Gjuhen Shqipe në Maqedoni.
Pacolli përmes një postimi në Facebook ka thënë se Qeveria e re e kryeministrit Zaev po krijon frytet e para dhe krijon marrëdhënie ndër-etnike në Maqedoni./Arbresh.info/
Postimi i plotë i z. Pacolli:
Klima e relaksuar e marrëdhënieve ndër-etnike, që ka krijuar Qeverie e re e Kryeministrit Zaev po jep frytet e veta të para. Sot, në Parlamentin e Maqedonisë kaloi Ligji për gjuhët, i cili e rrit hapësirën përdorimit të gjuhës shqipe në jetën publike dhe institucionale në Republikën e Maqedonisë. Ne, e inkurajojmë Qeverinë e Maqedonisë, që të ec në këtë drejtim sepse nga relaksimi i marrëdhënieve ndëretnike përfitojnë qytetarët pa dallim etnie, përfiton ekonomia e vendit dhe e Evropës Juglindore, dhe i bëhet shërbim paqes dhe integrimit të rajonit drejt strukturave Euro-Atlantike. Urime!
Konflikti në Iran/ Trump: SHBA ka armë për një luftë të përh...
“Kjo nuk është një luftë e pafundme”, Netanyahu premton paqe...
Ambasada amerikane në Kuvajt mbyllet për një kohë të pacaktu...
Media amerikane: Shqipëria, destinacioni që po fiton zemrat ...
Goditet me dron Ambasada Amerikane në Riad
Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam, s’ka...