Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shprehur mirënjohje dhe respekt ndaj ish-presidentes Atifete Jahjaga, duke vlerësuar rolin e saj në konsolidimin e shtetësisë dhe përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Përmes një reagimi publik, Pacolli ka theksuar se puna dhe përkushtimi i Jahjagës në lobim dhe diplomaci ka dhënë ndikim të rëndësishëm në rritjen e mbështetjes ndërkombëtare për Kosovën, si dhe në afirmimin e imazhit të saj si shtet demokratik dhe stabil, shkruan Arbresh.info.
“Është kënaqësi të përgëzoj Presidenten Atifete Jahjaga për kontributin e saj për forcimin e shtetësisë së Kosovës përmes lobimit dhe përfaqësimit dinjitoz në arenën ndërkombëtare. Puna dhe përkushtimi i saj kanë ndihmuar në rritjen e mbështetjes globale për Kosovën dhe në afirmimin e imazhit tonë si shtet demokratik dhe stabil”, ka shkruar Pacolli.
Ai ka bërë të ditur se ka marrë informacione rreth vizitës së fundit të Jahjagës në Azi, duke e vlerësuar atë si vazhdimësi të angazhimit të saj për vendin.
“Miqtë e mi (tani të përbashkët) më informuan për vizitën tuaj të fundit në Azinë e largët. Mirënjohje dhe respekt, presidente, për rolin tuaj në shërbim të vendit”, është shprehur ai.
Ndryshe, Atifete Jahjaga vazhdon të jetë aktive në iniciativa ndërkombëtare që lidhen me demokracinë, të drejtat e njeriut dhe fuqizimin e grave në politikë dhe shoqëri./Arbresh.info/
Sabotazhi i pretenduar në Serbi me pasoja të mundshme politi...
Aksident trafiku në Rixhevë të Klinës, një i lënduar
Teherani: Retorika e Trump pa efekt në hapjen e Hormuzit
Alarm te Real Madridi: gjashtë lojtarë në rrezik pezullimi p...
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë, humb jetën 24-vjeçari
Arrestohet braziliani në Pejë, u kap me substanca narkotike