Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherësh shefi i diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj ndalimit të dy pjesëtarëve të FSK-së nga komuniteti serb në Serbi.
Ai ka dënuar, siç thotë në mënyrën më të fuqishme frikësimin e serbëve nga autoritetet e Beogradi, shkruan arbresh.info.
Më tej ai ka kërkuar reagimin e Bashkimit Evropian për këtë veprim të autoriteteve serbe.
“Sapo u informova se dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë nga Komuniteti serb janë ndaluar nga policia serbe. Dënoj në mënyrën më të fuqishme frikësimin e serbëve të Kosovës nga autoritet e Beogradit, kërcënime këto ndaj tyre për t’i bojkotuar Institucionet e Kosovës. Ftoj BE-në që të reagojë menjëherë”, shkruan ai në Facebook./Arbresh.info/
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...