Pacolli pas takimit me Lajçakun: Shpreha shqetësimin tim lidhur me çështjen e personave të zhdukur dhe çështjen e 16 varreve masive sekrete në Serbi

18:52 | 14 Tetor 2020

Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka shkruar se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundoj me njohje të ndërsjellë mes këtyre dy vendeve.

Pacolli, pas takimit me e Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se gjatë këtij takimi, ka treguar pikëpamjet e tij në raport me procesin e dialogut Kosovë-Serbi, raporton arbresh.info.

“Kam zhvilluar sot një takim me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajcak. Unë riafirmova pikëpamjen time që dialogu midis Kosovës dhe Serbisë duhet të finalizohet me njohje të plotë të ndërsjellë si dy shtete të pavarura dhe sovrane dhe të hap rrugën për prosperitetin dhe zhvillim ekonomik dhe të sigurojë anëtarësimin në OKB, NATO dhe BE për Kosovën”, është shprehur Pacolli.

Ai, po ashtu ka shkruar se gjatë këtij takimi nuk ka harruar të përmend çështjen kryesore që shqetëson qytetarët e Kosovës, e që është gjetja e personave të zhdukur, si dhe diskutimin se e çështjes së 16 varreve masive që gjenden në Serbi.

“Gjithashtu shpreha shqetësimin tim lidhur me çështjen e personave të zhdukur dhe diskutimin në Serbi se ka më shumë se 16 varre masive sekrete, për të cilat unë e nxis BE-në të fillojë hetime urgjente. Ne si Kosovë duhet të qëndrojmë të përkushtuar dhe të bashkuar në dialog dhe të punojmë me aleatët tanë Evropian dhe Amerikan”, ka shkruar Pacolli në Facebook./arbresh.info/

LEXO EDHE:

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara