Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas protestës së mbajtur sot në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale, e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Ai ka vlerësuar lartë pjesëmarrjen e qytetarëve, duke e quajtur këtë protestë një rikofirmim të fuqishëm të mbështetjes së popullit për luftën çlirimtare të UÇK-së.
“Madhështor ishte rikofirmimi i popullit se lufta e UÇK-së ishte legjitime, e drejtë dhe më se e nevojshme për lirinë që ne po e gëzojmë,” ka deklaruar Pacolli në një reagim publik.
Ai theksoi se drejtësia nuk guxon të shndërrohet në padrejtësi dhe se historia nuk duhet të shtrembërohet përmes proceseve selektive.
“Drejtësia duhet të jetë e drejtë,” përfundoi ai, duke nënkuptuar se proceset aktuale ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale po cenojnë ndjenjën e drejtësisë në vend./Arbresh.info
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...