Pas kthimit të tij nga Afrika, në shtëpinë e tij, ka mirëpritur partnerët nga Republika Sllovake me të cilët ka biseduar për problemet ne vend dhe rajon.
Postimi i plotë i Pacollit:
Pas një programi shumë të zënë dhe të suksesshëm në Afrikë, u ktheva në Kosovë për të mirëpritur miqtë dhe partnerët tanë nga Republika Sllovake.
Në rezidencën time kisha nderin të pres Miroslav Lajçák, Ministrin e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Kryesuesin e rradhës të OSBE-së dhe ekipin e tij.
Ne diskutuam për çështjet me rëndësi jo vetëm në lidhje me vendet tona, por të gjithë rajonin.
OSBE është një partner i rëndësishëm i Kosovës dhe misioni i tyre në Kosovë gjatë dhe pas luftës ka luajtur një rol historik për Kosovën.

Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...