Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, tha se kanë arritur marrëveshje mes partive politike në qeveri duke përfshirë edhe LDK-në, lidhur me votimin pro të demarkacionit në seancën e së mërkurës.
“Ramë dakord që të heqim dorë praktikisht vetëm në një fjali në tekstin që e ka rënduar tërë situatën. Kjo fjali është që raporti i Bulliqit, do të jetë pjesë e Ligjit, por do të shërbejë vetëm si dokument informativ”, tha Pacolli në një intervistë për RTK.
Ai është shprehur se votat për demarkacion do të sigurohen.
“Ka qenë me rëndësi që të gjendet një konsensus tek partitë shqiptare, do të thotë mes LDK-së, dhe po e quajë kështu koalicioni qeverisës, sigurisht mbetet një punë për të bërë me deputetët e tjerë, dihet se mungojnë edhe dy tri vota, por është një atmosferë pozitive dhe nuk do të jetë problem të sigurohen edhe dy apo tri vota ”, tha Pacolli.
Ai ka falënderuar kryetarin Kadri Veselin dhe Fatmir Limajn për zgjedhjen e problemit të demarkacionit.
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari