Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli sot është nisur drejtë SHBA-së ku me ftesë të sekretarit të shtetit Mike Pompeo do të merr pjesë në ministerialin e koalicionit kundër ISIS-it.
Po ashtu, Pacolli do të jetë i pranishëm edhe në lutjen e mëngjesit në Shtëpinë e Bardhë./Arbresh.info/
Postimi i plotë:
Sot u nisa për në SHBA ku me ftesë të sekretarit të shtetit Mike Pompeo do të marrë pjesë në ministerialin e koalicionit kundër ISIS-it.
Kosova është e rreshtuar fuqishëm në krah të SHBA në secilin angazhim ndërkombëtar.
Gjithashtu gjatë qëndrimit në Washington do të marr pjesë në një nga ngjarjet unike të Shteteve të Bashkura të Amerikës, në lutjet e mëngjesit, në vendin që inspiron botën me vlerat e lirisë dhe tolerancës, e ku për këto qëllime bëhen bashkë me mijëra personalitete nga bota mbarë.
Lutemi që madhështia e SHBA-ve të mos njoh kufinjë e pengesë, dhe që fatin e përkrahjes së saj sikurse e ka Kosova, ta kenë të gjitha kombet dhe vendet liridashëse kudo në botë.
Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës rrugëtojnë bashkë në promovimin e vlerave universale në tokë, sikurse janë bashkë edhe në dashurinë dhe mbështetjën në Zot!

Nuk kanë fund problemet tek Milani, ylli i skuadrës mund të ...
Matoshi: Momenti kur e mora thirrjen nga Kosova, ishte ndjen...
Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës, po...
Këta janë kadidatët potencial për ta zëvendësuar Allegrin te...
105 mijë votues me postë, më 6 qershor nis votimi në përfaqë...
Kurti: Nis investimi 315 mijë euro për furnizimin me ujë të ...