Pacolli ngushëllon familjen Rasha: Drejtësia duhet të fitojë!

20:57 | 10 Dhjetor 2020

Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka shprehur ngushëllime familjes së 25 vjeçarit Klodian Rashës, i cili ditë më parë u vra nga një efektiv policor në Shqipëri.

Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo tragjedi ka prekur çdo familja shqiptare dhe për këtë ai thotë se drejtësia duhet të fitojë.

“Nga Kosova shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Rasha për vrasjen Klodianit. Kjo tragjedi ka prekur çdo familje shqiptare. Drejtësia duhet të fitojë”, ka shkruar Pacolli./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara