Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka shkruar për dy pjesëtarët e familjes nga Malisheva, që sot gjetën vdekjen në një aksident komunikacioni në Podujevë gjersa vinin për pushime në Kosovë.
Pacolli ka thënë se malli për vendlindjen i tyre ishte i madh, por u ndërpre sot pak kilometra pa arritur në shtëpi.
Ish-presidenti i Kosovës është lutur për shërimin e dy fëmijëve që mbetën të lënduar në aksident.
“Malli për vendlindjen ishte i madh për familjen Sopaj, por u ndërpre sot vetëm dhjetra kilometra para shtëpisë, ku dera vetëm ishte e hapur për ta. Shemsedini dhe Mervetja humbën jetën në një aksident të tmerrshëm automobilistik herët në mëngjes këtë të premte dhe të lënduar rëndë janë dy fëmijët e tyre, për të cilët lutem për shërim!”, ka shkruar ai.
“Një aksident tragjik dhe dy jetë të humbura për Kosovën e vogël. I shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve dhe miqëve të tyre. Zoti i ruajtë të gjithë!”, ka shkruar ai në facebook. /arbresh.info/
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...