Deputeti i AKR-së, Islam Pacolli ka thënë se qytetarët e Kosovës duhet kërkuar me çdo kusht që të hiqet korrupsioni për shkak që të mos dështoj liberalizimi.
“Sa i përket negociatave, askush nuk mund të luaj me kufinjtë e Kosovës, andaj ftoj të gjithë liderët e partive politike të ulen të bëjnë platformën për bisedimet me Serbinë të koordinuar ngusht me SHBA-në, BE-në por, të marrin miratimin e Kuvendit të Kosovës. Mirëpo asnjëherë të shkojnë të papërgatitur dhe duhet rikujtuar se secili person që diskuton nëse bën gabime nuk i falen. Kjo Republikë është konstituar me shumë mund dhe duhet ta ruajmë. Unë po dëgjoj debate zhgënjyese që po e shajm njëri tjetrin por jo të bashkohemi për çështje madhore. Kush ka qenë trim e kush tutës është parë por nuk duhet folur për këto gjëra”, ka thënë Pacolli.
Sipas tij të gjitha partitë duhet të ulen dhe të bëjnë debat.
“Ne duhet t’iu tregojmë atyre familjeve që kanë humbur të dashurit që po punojmë që vendin ta dërgojmë përpara . Iu bëjë thirrje të gjitha partive të bashkohemi, të bëjmë debat, e të mos bëjmë gabime sepse kur të dalin gabimet do të jetë vonë. Të mos i harrojmë të gjitha trojet shqiptare që janë tonat.
Xhaka me një postim emocionues pas fitores në derbi ndaj New...
Turqia rrëzon një dron mbi Detin e Zi: Po i afrohej hapësirë...
KEK dhe komunat Obiliq e Fushë Kosovë me thellim bashkëpunim...
Personat e armatosur në Sydney i thanë familjes se ishin për...
KPA konfirmon në detyrë gjyqtarin e Tiranës, Ervin Pollozhan...
Kurti: Kur qytetari nuk lëshon pe, begatia arrin te të gjith...