Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli po qëndron në një vazit në Turqi.
Përmes një postimi në facebook, Pacolli ka treguar se ka takuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë.
Pacolli ka shkruar se “Turqia mbetet një aleat kyç i Kosovës dhe partner tradicional me të cilin duhet të forcojmë edhe më shumë marrëdhëniet në të gjitha fushat”, raporton arbresh.info
Postimi i plotë:
Sot në Antalia në hapjen e Antalya Diplomatic Forum pata kënaqësinë të shoh mikun tim të mirë Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë Mevlut Çavusoglu. Turqia mbetet një aleat kyç i Kosovës dhe partner tradicional me të cilin duhet të forcojmë edhe më shumë marrëdhëniet në të gjitha fushat. Kjo dhe si të mbështesim integrimin ndërkombëtar të Kosovës ishte fokusi i diskutimit tim me mikun tim Ministrin Cavusoglu. Do të zhvilloj takime sot dhe ditët në vijim me shumë ministra dhe liderë nga e gjithë bota dhe do të shoh se si të ndihmojmë për çështje të rëndësishme për Kosovën./arbresh.info/
Malisheva dhe Dukagjini ndahen në paqe
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat...
Osmani flet në telefon me presidentin e Finaldës: Diskutuam ...
Rivarroset dëshmori Agron Gjocaj, Haradinaj: Kujtimi për të ...
Koloneli amerikan, Wojcik: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, nd...
Dy të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në Istog