Pacolli në takim me 75 europarlamentarët e Komitetit të Fuqishëm për Politikë të Jashtme

13:12 | 20 Mars 2018

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit ministër i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka treguar se se është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Bruksel, shkruan arbresh.info.

Pacolli ka treguar se ka mbajtur fjalim dhe është takuar më 75 europarlamentarët e Komitetit të Fuqishëm për Politikë të Jashtme, AFET, udhëhequr nga David McAllister.

Postimi i tij i plotë në facebook:

“Sot në Bruksel, në një fjalim dhe bashkëbisedim të paraparë më herët me 75 europarlamentarët e Komitetit të fuqishëm për Politikë të jashtme, AFET, udhëhequr nga David McAllister. Komiteti krijon opinion dhe përgatit raporte brenda Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave dhe procese të tjera të Kosovës drejt BE-së”, ka shkruar Pacolli në facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara