Shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se të premten shteti i Ganës do të akreditojë ambasador në Kosovë, shkruan arbresh.info.
Pacolli është takuar me ambasadoren e Ganës Salma Frances Mancell- Egalla e cila pritët që zyrtarizoj pozitën e saj në Kosovë.
E këtë lajm, Pacolli e quan si një përgjigje për lajmet e rreme serbe për tërheqjen e njohjeve për Kosovën e së fundmi edhe për tërheqjen e njohjes nga shteti i Ganës.
“Republika e Kosovës po fuqizohet në arenën ndërkombëtare përkundër lajmeve të rrejshme që dikush nga fqinjët verior lanson çdo ditë.
Askush nuk duhet të bie pre e propagandës serbe për tërheqje të njohjeve( një lajm i tillë u lansua nga Serbia edhe për Ganën). Njohjet e reja për shtetin e Kosovës nuk do të ndalen”, ka thënë Pacolli./Arbresh.info/
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...