Ish-presidenti i Kosovës, njëherit edhe lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka mirëpritur në shtëpinë e tij miq nga Tetova.
Në mesin e miqve Pacolli ka mirëpritur edhe Joachim Ruecker, ish-administratorin e Kosovës në kohën e shpalljes së Pavarsisë së Kosovës, transmeton portali arbresh.info.
“Isha i privilegjuar që sonte isha nikoqir i mikut tim Joachim Ruecker, ish Administratori i Kosovës atëherë kur shpallëm pavarsinë e Kosovës në vitin 2008. Në këtë mbrëmje me nderuan me vizitën e tyre miqtë: Rina e Besim Malsori si dhe Mimoza dhe Avni Thaqi nga Tetova”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit