Avionin nuk e lë të pushojë gjatë. Këtë të martë, Behgjet Pacolli i angazhoi pilotët e tij që të bëhen gati edhe për një udhëtim.
Por, ky ishte një udhëtim më i shkurtër se të zakonshmit.
Nga ajri, zëvendëskryeministri kosovar kaloi kufirin me Malin e Zi, për të shkuar në vizitë zyrtare në Podgoricë.
Pikërisht në kryeqytetin e vendit fqinj, tema kryesore ishte marrëveshja e demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës e Malit të Zi.
Por, Mali i Zi nuk e ka ndërmend të pranojë një rinegociim të Marrëveshjes së Demarkacionit me Kosovën.
Ky qëndrim iu rikonfirmua sot zëvendëskryeministrit kosovar, Behgjet Pacolli, nga të gjithë nikoqirët që e pritën në Podgoricë.
Arsenali kalon në epërsi ndaj Atletikos në fundin e pjesës s...
Bajrami dhe Hoti bojkotuan mbledhjen e Kryesisë ku u vendos ...
Britania e Madhe riafirmon mbështetjen për KFOR-in
Rama pas vdekjes së Servet Pëllumbit: Lamtumirë Profesor i d...
Kosova dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit ...
Qeveria miraton ndryshimet për zbatimin e sanksioneve ndërko...