Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherit Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli , gjatë vizitës në Maltë, është pritur në një takim nga Presidentja e Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca.
Ai përmes një statusi në rrjetin social facebook ka treguar se Malta, do të vazhdojë të jetë një mbështetëse edhe më e fuqishme e Kosovës kudo, që ajo ka zë dhe votë.
Statusi i plotë:
Gjatë vizitës time në Maltë, u prita në një takim shumë të ngrohtë dhe miqësorë nga Presidentja e Maltës, Shkëlqësia e Saj, Marie-Louise Coleiro Preca.
Malta, do të vazhdojë të jetë një mbështetëse edhe më e fuqishme e Kosovës kudo, që ajo ka zë dhe votë.
Do të punojmë, që të nënshkruajmë edhe një Memorandum Bashkëpunimi në mes dy vendeve, në fushat, që do të jenë me interes për të dyja vendet dhe që ndër të tjera do të përfshijnë edhe arsimin.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...