Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli në ditën ndërkombëtare të lirisë së shtypit ka përmendur sfidat me të cilat përballen gazetarët, shkruan arbresh.info.
Mes tjerash Pacolli ka bërë thirrje për reflektim që të ketë liri të shtypit dhe mbikëqyrje të proceseve demokratike.
Shkrimi plotë i Behgjet Pacollit:
Liria e shtypit është bazament dhe vlerë e çmuar e çdo shoqërie dhe sistemi demokratik të qeverisjes. Sa më shumë që të ketë liri të shtypit dhe mbikëqyrje të proceseve demokratike aq më tepër do të ketë qeverisje të mirë dhe llogaridhënie.
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit duhet të reflektojmë të gjithë së bashku mbi vështirësitë dhe sfidat që përballen gazetarët gjithandej nëpër botë. Ata që kanë humbur jetën, të tjerët që qëndrojnë prapa grilave apo përballen me padrejtësi shtetërore, duke ushtruar të drejtën e tyre legjitime të lirisë së shprehjes.
Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...
Me Hamzën s’u morën vesh, Kurti të hënën takohet me Abdixhik...
Kurti: Kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, kemi propo...
Nga Dubai në Doha, Irani ka nisur një sërë sulmesh në mbarë ...
Reagon OKB pas sulmeve SHBA-Izrael në Iran: Rrezik për konfl...
Shtëpia e Bardhë zbardh detaje nga telefonata Trump–Netanyah...