Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli ka demantuar lajmin lidhur me arrestimin e tij.
Ai përmes një statusi në rrjetin social facebook ka shkruar se ky është sulm është drejtuar personalisht kundër tij me tendencë të dëmtimit të imazhit të tij publik.
Statusi i plotë:
Të nderuar qytetar të Republikës së Kosovës,
Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, përmes këtij shkrimi shfrytëzoj rastin të demantoj shkrimin e disa portaleve informative të cilat kanë dezinfirmuar publikun duke konstatur se “ Deputeti Islam Pacolli është arrestuar për shkak të mospërfilljes së urdhërit nga një zyrtar shtetëror”.
Konstatimi i sipërcituar nga portalet përkatëse është i pavërtetë dhe si i tillë, ky është sulm drejtuar personalisht kundër meje me tendencë të dëmtimit të imazhit tim publik.
Si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i zgjedhur për të përfaqësuar qytetarët e Republikës së Kosovës, mbetem i përkushtuar të vazhdoj të respektoj me përpikmëri Kushtetutën, Ligjet në fuqi si dhe Institucionet e shtetit tonë. Njëkohësisht u bëj thirrje personave përgjegjës të tërhiqen sa më shpejt nga dezinformimet e tilla të opinionit publik.
Sinqerisht:
Islam Pacolli
Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë