Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli dhe ministrja e punëve të jashtme të Japonisë, Toshiko Abe të enjten kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi.
Sipas kësaj marrëveshje, Qeveria e Japonisë do t’i dhuroj Qeverisë së Kosovës një grand prej 2 milionë euro, shkruan arbresh.info.
Pacolli përmes një postimi bë Facebook ka thënë se lajm i mirë është hapja e ambasadës japoneze në Prishtinë.
Postimi I plotë i Behgjet Pacollit:
Lajm i jashtëzakonshëm. Japonia hap ambasadën në Prishtinë
Nder i veqantë të mirëpres në Prishtinë, ministren e shtetit për punë të jashtme të Japonisë Abe Toshiko. Japonia është vend që ka dhënë dhe vazhdon të jap shumë për zhvillimin dhe fuqizimin e Republikës së Kosovës. Japonia si vend me interes strategjik për vendin tonë, bën pjesë në mesin e aleatëve të fuqishëm me të cilët në këtë 10 vjetor të marëdhënieve diplomatike synojmë thellimin e bashkëpunimit bilateral.
Lajmi i mirë në këtë drejtim është hapja e ambasadës së Japonisë në Prishtinë që do të hap njê dimension të ri në marëdhëniet tona.
Në shenjë miqësie mes dy popujve tanë, pranë shtatores së Ismajl Qemalit, bashkë me ministren Abe dhe kryetarin e Prishtinës z.Ahmeti mbollëm edhe një qershi japoneze.
Protesta studentore në Serbi/ Vuçiq: Është e mundur të jap d...
Spektakël me 10 gola në ndeshjen e Inter Miamit: Messi nuk e...
Shpresë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran, bien ndjeshëm ...
Haxhiu pas tubimit të VV-së në Prishtinë: Sot në tubim na mu...
Eurostat: Shqipëria e dyta në Evropë për ryshfet, Kosova me ...
GERMIN organizon tryezë për votimin nga diaspora në zgjedhje...