Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli me rastin e 11-vjetorit të Kushtetutës së Kosovës ka shprehur urimet për gjithë qytetarët e vendit.
Pacolli përmes një postimi në Facebook ka theksuar se Kushtetuta jonë është njëra nga aktet më moderne dhe progresive në botë.
“Sot shënohet 11 vjetori i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, aktit më të lartë juridik të Republikës sonë. Kushtetuta jonë është njëra nga aktet më moderne dhe progresive në botë, që siguron barazi për të gjithë qytetarët tanë, pa dallim. Të gjithë ne duhet të jemi krenarë me Kushtetutën tonë, e padyshim duhet të angazhohemi më tepër në zbatimin e saj në plotni. Urime!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Pjesa më e madhe e Kushtetutës së Kosovës rrjedh nga plani i ish-presidentit finlandez, Martti Ahtisaari, duke i dhënë kështu të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës. Kushtetuta e definon Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë.
Ajo ka 14 kapituj dhe 162 nene. 9 prilli është zyrtarisht festë shtetërore në Kosovë dhe është ditë pushimi./Arbresh.info/
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...
Vuçiq nis nesër vizitën 4-ditore në Kinë, e cilëson më të rë...
Kurti premton investime për rininë dhe turizmin në Pejë
Aksident fatal në Greqi, humb jetën një 55-vjeçar shqiptar
Ministria e Kulturës akuzon Komunën e Prishtinës për punime ...