Pacolli: Kurti t’a analizoj këtë shumë mirë, Kosova në “Open Balkan” nuk humb asgjë

23:12 | 2 Dhjetor 2021

Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka folur edhe për injorimin “Open Ballkan” nga ana e Kosovës.

Ai tha se Kosova duhet të jetë pjesë e “Open Ballkan”, pasi sipas tij nuk humb asgjë, veç mund të fitojë.

“Kosova është dashur të jetë aty. Unë do t’i rekomandoja z. Kurti t’a analizoj këtë shumë mirë, jo vet, por me analistët e vet, por analistët që janë mendje hapur dhe t’a konsiderojnë këtë se Kosova në “Open Ballkan” nuk humb asgjë”, tha Pacolli në Rtk./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara