Simboli i pavarësisë NEWBORN për 8 vejtorin e pavarësisë së Kosovës ka ndryshuar pamjen gjë që është pritur në mënyra të ndryshme nga qytetarët.
I pari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli e ka kritikuar gjendjen në të cilën ndodhet ky simbol tash e 8 vjen nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.
“Si është e mundur që edhe sot pas 8 vitesh ( edhe pse është paguar më mjete të qytetarëve) nuk jeni në gjendje ta vëreni këtë detaj të shëmtuar?”, ka shkruar Pacolli.
Postimi i plotë i z. Pacolli:
Duke lexuar shtypin ndërkombtarë, në lidhje me Festën e Pavarsisë së Kosovës, në shumë sosh vërejta dhe fotografinë e simbolit NEËBORN (me te cilin u krenuam kur shpallëm pavarsinë), që ishte gozhduar bukur mirë me tela gjembor (edhe pse vizatim).
Komentet për këtë vepër ishin të të këqija për Kosovën.
Po me vjen keq sinqerisht që po ju drejtohem, por nuk e di kush e ka pas “idenë senzacionale“ që ta lë këtë simbol në këtë gjendje (qe sa kohë) pa i’a gjetur një vend dinjitoz.
Si është e mundur që edhe sot pas 8 vitesh ( edhe pse është paguar më mjete të qytetarëve) nuk jeni në gjendje ta vëreni këtë detaj të shëmtuar?
Pra si është e mundur që nuk jeni në gjendje këtij simboli të shtetësisë t`ia gjeni një vend?
Në një shtet ku udheheqin njerëz me ide dhe qe e duan vendin e tyre, ky simbol do të bëhej vend pelegrinazhi që kujton ditën e shpalljës se pavarsisë te shumëpritur të këtij populli.
Ende nuk doni ta kuptoni se nga detajet e vogla krijohet tërësija. Por ju, detajet as që i vëreni, për arsye se për shkak të mungesës së dashurisë për të vepruar, ju mungon kreativiteti dhe ideja. E këto jane kushte të pakontestushme për suksesin. Prandaj gjendja po përkeqësohet…
Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj zyrtarit policor dhe ...
KQZ fillon procesin e numërimit të votave nga diaspora
Presidenti i Shqipërisë kalon nëpër Kosovë, policia paralajm...
Policia ndalon katër persona për kalim të paligjshëm të kufi...
Zgjedhjet në Kosovë, Hoxha: Urime për pjekurinë demokratike,...
Policia e Kosovës konfiskon marihuanë dhe një kamerë në Priz...