Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, e ka cilësuar Konferencën e Pestë të Ambasadorëve e cila u mbajt dy ditë radhazi, si ngjarjen më të rëndësishme vendore ku u shpalos vizioni dhe strategjia mbi Politikën e Jashtme.
“Me pjesëmarrjen e lidershipit më të lartë vendor, parlamentarëve, ministrave, ekspertëve me nam të huaj e vendorë, Ambasadorëve të Republikës së Kosovës të akredituar jashtë dhe Korit diplomatik të akredituar në Kosovë u reflektua mbi të gjitha temat e interesit nacional të vendit dhe drejtimin e Politikës së Jashtme” ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij të Facebook-ut.

Sipas Pacollit, Kosova po zhvillon një diplomaci pro-aktive, e cila me gjithë vështirësitë dhe pengesat e pamëshirshme të krijuara nga kundërshtarët e shtetit të ri, ajo po jep rezultate të prekshme.

Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...