Kryesuesi i delegacionit për Kartonin e Gjelbër në bisedimet e Brukselit, Rrahim Pacolli ka uruar qeverinë e re të Maqedonisë.
Por njëkohësisht ai ka kërkuar nga kryeministri i zgjedhur Zoran Zaev që të ndërmarrë reformave në avancimin e pozitës së shqiptarëve sipas marrëveshjes së Ohrit, shkruan arbresh.info.
Për më shumë keni shkrimin e tij të plotë në Facebook:
Uroj dhe përgëzoj Kryeministrin Zoran Zaev dhe shumicën parlamentare për formimin e Qeverisë së re Maqedono -Shqiptare në Maqedoni.
Si vende fqinje, miq dhe partnerë, ne kërkojmë që e njëjta të përmbushë pritjet e popullatës shqiptare e cila në vazhdimësi ka qenë e diskriminuar vetëm për arsye të përkatësisë etnike. Presim që kjo qeveri e kryesuar nga Zaev do të vazhdojë të punojë me kabinetin qeveritar dhe të ndërmerr reforma për avancimin e pozitës së shqiptarëve duke implementuar në tërësi dhe pa vonesë marrëveshjen e Ohrit, të marrë hapa serioz për anëtarësim në NATO, BE si dhe në sundimin e së drejtës të zbardhë të gjitha rastet e montuara gjyqësore siç është Rasti i Sopotit, Monstra dhe ai i Kumanovës. Poashtu, sa më shpejtë të nxjerrin ligjin për gjuhët, ku gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare në gjithë vendin dhe në të gjitha institucionet. Partitë shqiptare në koalicion gjithsesi ta bëjnë të mundur që të jetësohet platforma e partive politike shqiptare e arritur në Tiranë. Rr.P
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë
Fëmijët në epokën digjitale, mes varësisë nga rrjetet social...
Përfitimet e pastrimit me uthull