Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli është shprehur i shqetësuar për ndërrimin e trasesë së autostradës që lidh Prishtinën me Gjilanin, ku sipas tij ndërrimi i kësaj trasese po i privon qasjen e një pjese të madhe të Gollakut nga qasja në këtë rrugë.
Pacolli ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës që të merr masa urgjente për evitimin e këtij dëmi.
“Shpresoj shumë që kryeministri do të ndërmarrë masa urgjente për evitimin e këtij dëmi që po i bëhet Gollakut por edhe buxhetit të Kosovës, duke pasur paradysh se rindërtimi i rrugës, në trasenë e lartpermendur do të kushtonte shumë më lirë se sa andaj kah është planifikuar”, shkruan Pacolli.
Postimi i plotë:
Ndërrimi i trasesë së autostradës privon qasjen e një pjese të madhe të Gollakut nga qasja në këtë rrugë.
Në kohën e qeverisjes 2011-2014, është paraparë zgjerimi i rrugës ekzistuese në katër korsi, nga Veterniku drejt pallatit të drejtësisë, në pjesën e majtë të Liqenit, Suteskë, Slivovë, Llabjan, Bresalc, Gjilan.
Qytetarët e asaj pjese duhet ta kenë këtë rrugë, që përveq se do tu shërbejë njerëzve që jetojnë atje, do jetë edhe nxitje e madhe e kthimit të popullatës, që tani janë duke u braktisur atë zonë.
Ndërtimi i kësaj rruge ka qenë pjesë e një dakordimi edhe me kryeministrin kur është formuar qeveria e Kosovës. Për shkak të angazhimeve të mija jasht vendit, fatkeqêsisht është devijuar traseja krejtësisht në drejtim tjetër dhe Gollaku ka mbetur i privuar nga e drejta për të pasur qasje në infrastrukturë moderne rrugore.
Shpresoj shumë që kryeministri do të ndërmarrë masa urgjente për evitimin e këtij dëmi që po i bëhet Gollakut por edhe buxhetit të Kosovës, duke pasur paradysh se rindërtimi i rrugës, në trasenë e lartpermendur do të kushtonte shumë më lirë se sa andaj kah është planifikuar.
57 vota për, 48 kundër – s’miratohet shmangia e afateve proc...
Haxhiu: Kur gratë përfshihen, shoqëria përparon
Murati: Opozita mund t’i parandalojë zgjedhjet nëse propozon...
Tahiri: Seanca e 27 prillit të mbahet pasdite, shkak homazhe...
Nagavci kërkon nga PDK dhe LDK propozimin e tre kandidatëve ...
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgj...