Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Këshillin e Evropës dhe në vazhdim të rritjes së dinamikës dhe përpjekjeve për sigurimin e mbështetjes mbi procesin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në këtë Organizatë, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka takuar Ambasadorët e Misioneve të Përhershme të shteteve anëtare mike të Kosovës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Ishte një takim i frytshëm në Strasburg me Ambasadorët e Misioneve të Përhershme të shteteve mike të Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka thënë Pacolli.
Në linjë me këtë, ai ka thënë, që të ketë siguruar mbështetje në procesin e integrimit dhe forcimit të mëtutjeshëm të legjitimitetit ndërkombëtarë të Kosovës.
“Kemi siguruar mbështetje të fuqishme në rrugën e faktorizimit ndërkombëtarë të vendit tonë”, është shprehur ai.
Gjatë këtij turneu diplomatik, shefi i diplomacisë kosovare do të zhvillojë edhe takime të tjera të nivelit të lartë.
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar