Shteti i Katarit do të vazhdojë t’i japë mbështetje të fuqishme vendit tonë për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, fuqizimin e mëtejmë të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe integrimin e saj të plotë në komunitetin ndërkombëtar.
Kështu ka vlerësuar zëvendës-kryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, pas një pritje që i ka bërë të Ngarkuarit me Punë të Shtetit të Katarin në Shqipëri, Hashim Ibrahim Al-Sada.
Pacolli fillimisht ka pranuar urimet e Emirit të Katarit për detyrën e re, nëpërmjet përfaqësuesit diplomatik të këtij shteti, duke u siguruar për vazhdimin e mbështetjes së plotë dhe të palëkundur nga ky shtet dhe duke pranuar ftesën zyrtare për të vizituar shtetin e Katarit, në një kohë të përshtatshme.
Kreu i diplomacisë kosovare i ka shprehur mirënjohje të thellë të Ngarkuarit me Punë të Shtetit të Katarit, për mbështetjen e deritanishme, duke shprehur zotimin dhe vullnetin nga pala kosovare për intensifikimin edhe më të madh të bashkëpunimit në mes dy vendeve.
Zëvendës-kryeministri dhe ministri i Jashtëm Pacolli ka theksuar edhe rëndësinë e relaksimit të marrëdhënieve në mes shteteve të Gjirit, pas krizës, që filloi më herët gjatë këtij viti, duke nënvizuar se paqja e arritur në mes shteteve të Gjirit do të ndikojë në forcimin e stabilitetit në lindjen e mesme, por edhe më gjerë./arbresh.info/
Ambasada Amerikane: Vizita e Whitakerit theksoi kontributet ...
Nimoni mori pjesë në dëgjimin publik për Projektligjin për B...
Vuçiqi takon Ambasadorin Whitaker, i flet për sigurinë e ser...
Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...