President i Klubit të Biznesit Frankofon në Kosovë (KOCAF), Rrahim Pacolli, ka reaguar pas sulmit terrorist në Francë, që la të vdekur tre persona.
Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky sulm ka tronditur të gjithë.
Sipas Pacollit, persona të tillë që kryejnë sulme terroriste nuk kanë vend askund në botë.
Pacolli, uron që populli francez ta kalojë sa më lehtë këtë dhimbje, raporton arbresh.info.
“Sulmi terrorist që ndodhi mëngjesin e sotëm në Francë, na ka tronditur të gjithëve. Sulme të tilla, janë qyqare dhe njerëz të tillë nuk kanë vend askund në botë. Uroj që Franca dhe populli i saj, të jenë të fortë dhe ta kalojnë sa më lehtë këtë dhimbje”, ka shkruar Pacolli.
Ndryshe, tashmë autoritetet franceze kanë zbuluar identitetin e personit që kreu sulmin në Nice të Francës, ku la të vdekur tre persona.
Bëhet fjalë për emigrantin 21-vjeçar nga Tunizia, Brahim Aoussaoui, i cili vrau tre persona sot në katedralen Notre Dame, ku madje njërës prej viktimave ia ka prerë kokën./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...