Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar për akuzat që po i bën Serbia dhe Bosnja Hercegovina me rastin e vendosjes së taksës prej 100% të produkteve të tyre.
Pacolli ka thënë se është e çuditshme lehtësia me të cilën Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nisen e na akuzojnë, përcjell arbresh.info
Këtë e bëjnë në sy dhe prapa syve tanë, e bëjnë në lindje e perendim.
”Boll është boll, u tha para edhe se ta shpallnim pavarësinë, është koha që edhe BE ta afirmojë faktin që e ardhmja e qëndrueshme e marrëdhênieve korrekte dhe konstruktive kalon përmes kushtëzimit të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, me pranimin e faktit që Kosova është realitet shtet i pakthyshëm”- ka shkruar Pacolli
”Ne mirëkuptojmë rëndësinë e ruajtjes së frymës konstruktive, këtë po e bëjmê në secilin rast, por nuk mund të pranojmë asnjë situatë, që të mos sillemi brenda dhe ndërkombëtarisht sikurse na takon, si shtet i barabartë nê mesin e shteteve tjera në rajon. Serbia dhe BeH që na akuzojnë për sjelljen shtetërore reciproke përmes takses, le ta dijë secili kudo, se as njëra e as tjetra nuk e kanë me taksën per se, por më shumë e kanë hall të na fusin nê kurthin e të sjellurit si kuazi-shtet”, ka shkruar tutje Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli
Ky ishte thelbi i asaj çfarë refuzova sot në WB6, dhe këtë ia thashë homologut tim nga BeH.




Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...