Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti gjatë një tubimi në Pejë.
Sipas Pacollit, Kurti ka përdorur një gjuhë të papërshtatshme, duke e shoqëruar ironinë me kritika dhe akuza të pabaza kundër bizneseve të djemve të familjes Devolli.
“Në një fjalim që synonte të godiste dinjitetin dhe punën e vyer të familjes Devolli, Kryeministri Kurti përdori një gjuhë të papërshtatshme, duke e shoqëruar ironinë me kritika dhe akuza të pabaza kundër bizneseve të djemve të kësaj familjeje. “Lavdërimi” ironik i babait të tyre, i shoqëruar me akuza të rënda ndaj punës dhe përkushtimit të djemve të tij, të cilët punësojnë mbi 5,000 njerëz, nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje për të manipuluar publikun dhe për të njollosur figura që ndër vite kanë kontribuar në ekonominë dhe zhvillimin e Kosovës”, shkruan Pacolli në reagimin e tij.
Pacolli thekson se nëse qeveria nuk është në gjendje të mbështesë bizneset e suksesshme, të paktën të mos i dëmtojë me insinuata dhe shpifje të pavërteta.
“Si një njeri i punës, e shoh si të padrejtë një sulm të tillë si ky i bërë në Pejë nga Kryeministri ynë, dhe shpirtërisht e kam të pamundur të pranoj një qasje të tillë. Prandaj, në emër të të gjithë veprimtarëve ekonomikë, kërkoj nga Kryeministri dhe përfaqësuesit e qeverisë të ndalin përdorimin e gjuhës së urrejtjes si një mjet politik për të larguar vëmendjen nga dështimet reale. Të përqendrohen në krijimin e një klime të qëndrueshme dhe mbështetëse ku bizneset e Kosovës të mund të zhvillohen pa frikë nga presionet politike dhe akuzat e pabaza”, shkruan tutje Pacolli./Arbresh.info/
Qeveria maqedonase kufizon marzhën e fitimit për 102 grupe p...
Feyenoord eliminon Milanin nga Liga e Kampionëve
“Shokohet” Milano në “San Siro”, barazon Feyenoord
Sulltani i Bruneit uron Osmanin me rastin e 17-vjetorit të P...
Presidenti i Panamasë uron Osmanin me rastin e 17-vjetorit t...
Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se u përfshi në...