Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli sot ka ndarë një mirënjohje për humanizmin e Hoxhë Halil Kastratit, i cili njihet për bamirësi.
Hoxhë Kastrati bëri që shumë familje të kenë lot gëzimi falë ndihmës që ai ka dhënë në bashkëpunim me njerëz të tjerë, shkruan arbresh.info.
Përmes një postimi ne facebook, Pacolli ka thënë se mirënjohja nuk u dha vetëm për shumën që ka ndarë, por edhe për çdo lot gëzimi që ka ndarë.
“Humanizmi është virtyt i shqiptarëve. Sot i ndava mirënjohje humanistit, mikut dhe vëllaut tim, Halil Kastratit. Jo vetëm për shumën që ka ndarë, por edhe për çdo lot gëzimi që ka ndarë”, ka shkruar Pacolli./arbresh.info/

Haxhiu në konferencën, “Future Makers: Girls in ICT...
Policia e Kosovës trajnohet me KFOR-in për situata emergjent...
Zbulohet laborator droge në Graçanicë
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...