Google ADS

Pacolli falënderon Shefqet Krasniqin për sqarimin e një keqinterpretimi lidhur me burgosjen e këtij të fundit

21:13 | 13 Janar 2025
E.G

Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka falënderuar hoxhës Shefqet Krasniqi për reagimin e tij  për të sqaruar keqinterpretimet e krijuara nga një video e shkëputur për burgosjen e këtij të fundit.

Pacolli tha se ajo shkëputje ishte e qëllimshme dhe ishte bërë nga një intervistë e plotë dhe që sipas tij, synonte ta njolloste emrin e tij, shkruan Arbresh.info.

“Falemnderoj Dr. Mulla Shefqetin për reagimin e tij të menjëhershëm, profesional dhe të saktë përmes kësaj videoje, ku sqaroi dhe hodhi poshtë çdo keqinterpretim  që rridhte nga manipulimi i qëllimshëm i dashakeqëve, të cilët synonin njollosjen e emrit tim. Kjo shkeputje e qëllimshme ishte bërë nga një intervistë e plotë dhe e mirëkuptuar e Dr. Shefqetit nga keqberesit”, ka shkruar ai.

“E vlerësoj sinqerisht korrektësinë dhe angazhimin e tij për të zbardhur të vërtetën. Faleminderit shumë për integritetin tuaj doktor!”, tha ai.

Ndryshe, në video Krasniqi sqaron se nuk ka thënë që Pacolli ka qenë shkaktar direkt apo indirekt për burgosjen e tij.

“Zoti mos e dhashtë, unë në jetë tem nuk kam than as nuk kam pasur asnjë bindje asnjë dyshim, as nuk e kam që z.Pacolli ka qenë shkaktar direkt ose indirekt une mu burgos”, tha ai.

Ai shtoi se kjo shkëputje është bërë në kohë të fushatës./Arbresh.info/

Të ngjashme