Presidenti i AKR-së, njëherit dhe deputeti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se Evropa po shokohet me pamjet nga Ukraina me varreza masive.
Përmes një postimi në “Facebook”, Pacolli deklaroi se Evropa duket i ka harruar gjenocidet e tmerrshme që përjetuam në Kosovë.
“Evropa po shokohet me pamjet nga Ukraina me varreza masive, por si duket i ka harruar gjenocidet e tmerrshme që përjetuam në Kosovë. Vetëm në Mejë të Gjakovës u vranë mbi 370 civilë, nga të cilët 36 ishin të mitur. Dhe kriminelët ende ju lëvizin lirshëm në Serbi”, ka shkruar Pacolli./arbresh.info/
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...