Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh Ministrit i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq i cili ka thënë se njohjet e Kosovës do zvogëlohen, përcjell arbresh.info.
Pacolli ka thënë se paralajmërimet e tij janë përpjekje Don Kishoteske dhe qesharake.
Postimi i tij i plotë:
Deklarata e Dacicit që të “rrënojë” njohjet e Kosovës është rezultat i sindromit të tij dhe të politikes qê ai përfaqëson – Destruktivitet, shkatërrim, rrënim.
Pra kjo është ajo që përfaqëson Dacic. Ne në Kosovë do të jemi gjithmonë konstruktiv dhe do të ndërtojmë. Shkatërrimi është karakteristikë e të frustruarve të skajshëm.
Ne nuk jemi fajtor që një botë e tërë janë kundër Dacicit dhe politikes se Serbisë. E sa i përket paralajmërimeve të Dacicit për terheqjen e njohjeve ato janë thjesht përpjekje Don Kishoteske.
Këto përpjekje të Don Kishotit ballkanas, rezultojnë qesharake edhe kur ai prezenton “notën verbale” të Guinesë Bissau, e cila në fund të tekstit zotohet dhe rikonfirmon respektin që ka për Ministrinë e Jashtme dhe Republikën e Kosovës.
Sa i vogël je Ivica Dacic… Po më zhgënjen çdo ditë e më shumë…..!
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...
Rama publikon pamje nga shkolla e re “Ibrahim HimaR...
Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin ...
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...