Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, njëherësh Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i ka reaguar Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçic, i cili kishte thënë se njohja e Kosovës si shtet është gjë e gabuar.
Si kundërpërgjigje ndaj tij, Pacolli ka thënë se do të ishte mrekulli nëse Daçic do të bënte diçka konstruktive, që t’i hynte në punë dikujt.
Pacolli po ashtu ia ka rikujtuar Daçicit se Kosova është shtet i pavarur, të cilin e njohin rreth 2/3 e shteteve të botës.
Ky është postimi i plotë:
Si përgjigje ndaj ironizimit të Daçicit rreth vendeve që e kanë njohur apo nuk e kanë njohur Kosovën.
Mundem vetëm të them se do të ishte ndonjë mrekulli nëse Daçici do të bënte diqka konstruktive, që do ti hynte dikujt ne pune.
Si duket, ai nuk ka cka të bëj, e lavdërohet me destruktivitetin e tij.
Daçic duhet ta dijë se Kosova ka shpallur pavarësinë e vet, është e faktoriziar si shtet dhe 2/3 e botës e njohin kete realitet, për qka e ftoj edhe Daçicin që ti bashkangjitet botës së civilizuar dhe konstruktive.
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran