Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka dhuruar pagën e tij vjetore që merr në Kuvendin e Kosovës si deputet në fondin e tij të hapur për dëmet që janë shkaktuar nga vërshimet e shiut në Kosovë.
Në një postim në Facebook, Pacolli ka shkruar se ndihet i gëzuar që deputetët dhe ministrat e vendit kanë vendosur t’i vizitojnë dhe të solidarizohen me të prekurit e vërshimeve të javës së kaluar, përcjell arbresh.info.
Duke treguar edhe xhirollogarinë e fondit të hapur për këto vërshime, ai u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve dhe ministrave që pagën e janarit ta ndajnë për të prekurit e vërshimeve, si formë e mbështetjes së qytetarëve, meqenëse janë edhe përfaqësues të tyre.
Postimi i plotë i tij:
Qeveria e Maqedonisë së Veriut synon zgjerimin për ta shmang...
Ministri i Jashtëm hungarez i quan “të parëndësishme...
Prishtina nënshkruan me mbrojtësin që ishte pjesë e Portos
Kurti dhe Nagavci vizituan Rektoratin e Universitetit të Pri...
Studentët e UP-së organizojnë marsh kundër Asociacionit
A i ndryshoi Kurti qëndrimet për Asociacionin?