Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka demantuar lajmin për blerjen e 100 mijë vaksinave dhe shpërndarjen e tyre falas për ata që e votojnë.
Pacolli, përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj lajmeve të rreme që po publikohen në disa portale në emër të tij.
Ai, ka demantuar lajmin e botuar në portalin “Zemra e Shqiptarit” me titull “Pacolli blen 100 mijë vaksina: Kush më voton e merr vaksinën falas”.
Ky “portal”, nëse është i tillë, boton lajme të rreme, mos u besoni këtyre gënjeshtrave të trilluara kush e di se ku dhe për çfarë arsye. Nuk ka asgjë të vërtetë, mos u besoni këtyre, ju lutem”, ka shkruar Pacolli./arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...