Deputeti nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli në seancën ku po diskutohet për Demarkacionin ka thënë se që nga shtatori e deri më sot nuk është bërë ndonjë debat për të mirën e qytetarëve.
“Për çështjet nacionale nuk po mund të ulemi bashkë e të diskutojmë. Ne po ua hapim rrugën Listës Serbe që ata të na kushtëzojnë neve e jo ne ata. Kur janë çështjet nacionale ne po presim që dikush të na i zgjedh problemet. Kemi harruar që SHBA, Britania e madhe neve na kanë ndihmuar të vijmë deri diku. Çfarë po presim kur Mali i Zi është NATO, është dashur ta trajtojmë më herët këtë e jo të derdhim lot krokodili”, ka thënë ai.
Pacolli ka theksuar se nuk duhet t’i mbajnë të izoluar qytetarët.
“Ne duhet t’i lirojmë qytetarët tanë e jo t’i izolojmë. Nuk duhet ta mbajmë fatin e qytetarëve në duar tona thuajse kush e di se çfarë kemi shpikur. Është koha të jemi unik e t’i dërgojmë çështjet nacionale përpara sepse nuk na sjell asgjë nëse ne shahemi. Duhet lënë çështjet personale e interesat politike anash, duhet t’i dërgojmë këto çështje përpara e të shohim kë e kemi garantues mbrapa nesh dhe të mos i dëshpërojmë ata”, ka thënë ai./Arbresh.info
Zvicra voton më 8 mars për ta mbrojtur me Kushtetutë paranë ...
Tre të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga shpërthimi i një z...
Rolls‑Royce Phantom i rrallë zbukurohet me laser
Cila është temperatura ideale në shtëpi për të qenë të shënd...
Doktori zbulon se kur duhet ta pini kafenë e fundit nëse don...
Ushqimet që duhet të hani nëse dëshironi lëkurë të shëndetës...