Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka ndarë një mesazh të fuqishëm për angazhimin e tij të pandërprerë në shërbim të atdheut, duke theksuar se çdo moment i tij është i dedikuar për përfaqësimin e Kosovës në nivel ndërkombëtar.
Pacolli theksoi se edhe gjatë fluturimeve të tij, koha e tij është e fokusuar në punë të rëndësishme, duke u angazhuar me dokumente, dosje, dhe përgatitje për takime strategjike.
“Çdo udhëtim është një mundësi për të forcuar lidhjet ndërkombëtare të Kosovës, për të sjellë njohje të reja, investime dhe miqësi strategjike”, tha ai.
Përveç angazhimit personal, Pacolli ka falënderuar edhe ekipin e tij, të cilët e mbështesin çdo ditë në çdo hap të rrugës, duke bërë të mundur që ai të realizojë misionin e tij për Kosovën dhe popullin e saj./Arbresh.info
Irani, vendi me ndërprerjen më të gjatë të internetit në his...
Kurti e Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit
Moti sot me diell dhe vranësira, temeraturat arrijnë 23°C
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...