Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor ka shqyrtuar sërish çështjen e cilësisë së miellit dhe përdorimin e tij nga ana e konsumatorëve vendor.
Kryetari i këtij komisioni Fikrim Damka bashkë me anëtarët e tjerë kanë thënë se ende nuk kanë një raport të kompletuar lidhur me atë se gruri që kishte destinacion ushqimin për kafshë, a është përdorur për ushqim të njerëzve, dhe se një raport të tillë, presin që ta kenë në duar javën që do të vjen.
Ndërkohë nënkryetari i pari i këtij komisioni Sali Salihu ka thënë se gjatë të hënës kanë zhvilluar një takim me zyrtarë të Agjencionit të Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës, me të cilët biseduan lidhur me sasinë dhe cilësinë e miellit të importuar nga Serbia në vendin.
Saliu tha se nga ky takim është konstatuar se ka shpërputhje të deklaratave në mes zyrtarëve të AVUK-ut , Doganave të Kosovës si dhe Institutit të Bujqësisë në Pejë, lidhur me analizat që janë kryer në këto institucione për cilësinë e grurit të M&Sillosi.
“Aty u pranu edhe nga përfaqësues të doganave se malli që hynë nga kompania në fjalë M&Sllosi kanë pranuar se janë futur diku 10 mijë tonë grurë për ushqimin e kafshëve , dhe doganat thonë po ka pa ka hyrë grurë për ushqimin e kafshëve , në ndërkohë siç e dini ju këtu përfaqësuesit e agjensionit thonë se ne asnjëherë nuk kena has në mall, në grurë që ka hyrë për ushqimin e kafshë, dhe certifikatën hidrosanitare asnjëherë nuk kemi lëshua grurë për ushqimin e kafshëve”, ka thënë Salihu.
Sipas tij ka shumë çështje për të cilat ky komision nuk është i informuar si puna se ku kanë shkuar 10 mijë tonë ushqim i kafshëve, a janë bluar dhe a janë përdorur për ushqim të njerëzve apo janë përdorur për ushqim të kafshëve ashtu siç edhe kanë pasur destinacionin.
“Ekziston problem dhe jemi të interesuam si komision ta mbrojmë interesin e tyre dhe ta qesim në dritë këtë problematik se ku qëndron a kemi të bëjmë thjeshtë me një grurë që është i cilësisë së dobët për ushqim të kafshëve që është bluar për t’u shitur brenda tregut të Kosovës apo kemi të bëjmë me ikje nga TVSH-ja duke e deklaruar si grurë për ushqimin e kafshëve”, ka thënë Salihu.
Anëtari i këtij komisioni nga radhët e LDK-së Adem Salihaj ka thënë se në takimin që patën me zyrtarë të AVUK-ut panë që ata ishin kontradiktor me ato që thoshin dhe se nuk kishin informata të sakta lidhur me sasinë e miellit të importuar nga ana e kompanisë Devolli.
“Mendoj se ata çfarë bënë në atë takim ishin kontradiktor nuk ishin shumë të qartë përderisa në fillim pohuan se janë importuar nja 500 tonë pastaj kjo sasi u rritë gjatë bisedës në 3 mijë tonë, kur ne pohuam se vetë M&Sillosi pohon se kanë importuar 10 mijë tonë, ata më në fund thanë se po qenkan 10 mijë tonë. D.m.th këtu është diçka e paqartë dhe unë nuk jam i bindur se këto informata janë shumë të sakta”, ka thënë Salihaj.
Raporti i prezantuar lidhur me cilësinë e miellit u tha nga të gjithë anëtarët e këtij Komisioni në mënyrë unanime se ishte i mangët dhe me shumë pasaktësisë, për çka kryetari i saj Damka tha se shpreson që javën e ardhshme do ta kenë raportin e plotë për këtë çështje.
Në anën tjetër Shaip Muja si deputet i pavarur ka thënë se pyetje që ai i kishte parashtruar edhe në mbledhjen e fundit të këtij komisioni kishin mbetur pa përgjigje, dhe se skandali i krijuar në Shqipëri pikërisht për cilësinë e këtij mielli, në vendin tonë vazhdon të mos marrë përgjigjen e merituar.
“ Po më vjen keq nga ju anëtarët që nuk jeni tu u fokusuar në kualitetin e miellit. Ky kualitet i miellit ka ba skandal në Republikën e Shqipërisë po pas ndërhyrjes së politikës u fundos ai skandal dhe unë e shtrova pyetjen herën e kaluar, çfarë ndodhi me atë miell që u kthye nga Shqipëria, kush e bleu, kush e hëngër, kush çka gatoi”, ka thënë Muja.
Diskutimet për këtë çështje vazhduan, derisa deputeti nga Nisma Haxhi Shala, propozoi që në këtë çështje të ketë edhe involvim të prokurorisë, mirëpo asgjë nuk
Sulmi i 7 tetorit në Izrael/ Dorëhiqet kreu i një njësie eli...
PSG refuzon t`ia japë Mbappe 55 milionë euro
Scharping: NATO ndërhyri ushtarakisht për t’i dhënë fund kri...
Pas Bujanocit, Kamberi paralajmëron protestë edhe në Preshev...
Osmani: Kosova nuk harron kurrë ndihmën gjermane të dhënë në...
Kanadaja pezullon lejet për shitjen e armëve në Izrael