Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka qenë e ftuar në think tank-un “Council on Foreign Relations” në Neë York ku ka folur për marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë.
Presidentja Osmani ka deklaruar se synimi i institucioneve të Kosovës është integrimi i serbëve në shoqëri dhe institucione, por sipas saj, këtë po e pengon Serbia dhe presidenti i saj, Aleksandër Vuçiq.
“Duke mos i lejuar ata (serbët e Kosovës) që të integrohen në institucionet e Kosovës, ata tentojnë të përdorin të njëjtat instrumente që kanë përdorur në Bosnjë e Hercegovina. Ata tentojnë që të shkatërrojnë Kosovën nga brenda. Dhe sa më shumë që serbët e Kosovës nuk integrohen aq më shumë Serbia do t’i përdorë “argumentet” e Putinit se ne do të mbrojmë komunitetin pakicë. Në fakt, gjithçka që u intereson është territori. Gjithçka që iu intereson është që të shtyjnë përpara planet për aneksim të stilit të Krimesë derisa atyre nuk ia ndien për të drejtat e serbëve që jetojnë në Kosovë”, ka deklaruar Osmani, raporton RTK.
Presidentja Osmani ka thënë se tensionet në veri të vendit janë të krijuara nga Serbia.
“Vuçiqi është bosi i këtyre bandave kriminale, sepse i financojnë, i mbështesin ata politikisht, i kontrollojnë. Dhe së dyti Vuçiqi është njeriu që politikisht tenton t’i mbajë pengje serbët e Kosovës duke mos i lejuar ata që të integrohen në atë që sot është kushtetuta më e mirë për mbrojtjen e të drejtave të pakicave në Evropë”, ka theksuar ajo.
Presidentja e vendit, ka thënë se institucionet e vendit duan që secili të ndihet i barabartë dhe i sigurt dhe të ketë mundësitë që të kenë sukses.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka qenë e ftuar në think tank-un “Council on Foreign Relations” në Neë York ku ka folur për marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë./rtk
Ndryshime në diplomaci, riformatohet shërbimi i jashtëm, kus...
Kylian Mbappe jep shenja se kë e do si trajner të Real Madri...
Ministri Krasniqi: Oferta e Kurtit për LDK-në gjeneroze, zgj...
Tradhtia, alkooli e droga – shkaktarët kryesorë të divorceve...
Vdes 19-vjeçari në Cyrih, u godit nga një pllakë betoni gjat...
UNESCO: Vajzat përsëri mbeten prapa djemve në matematikë