Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Keir Starmer, për përzgjedhjen kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.
Në urimin e saj në X, Osmani ka ripotencuar marrëdhëniet e mira ndërshtetërore me shtetin britanik.
“Urime të përzemërta, Keir Starmer , në fitoren tuaj historike në zgjedhje! Mbretëria e Bashkuar ka një vend të veçantë në zemrat e të gjithë kosovarëve dhe jam e bindur se së bashku, ne do të punojmë ngushtë për të forcuar aleancën tonë të gjatë”, ka shkruar Osmani.
Partia Laburiste ka arritur një fitore dërrmuese në zgjedhjet e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar, dukë shënuar fundin e frymës konservatore në vend prej 14 vitesh.
Laburistët e qendrës së majtë i kanë fituar shumicën dërrmuese të ulëseve në Parlamentin britanik, që përbëhet prej 650 vendesh, ndërsa Partia Konservatore e Rishi Sunakut e ka pësuar disfatën më të rëndë në historinë e vet./rtk
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...