Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot udhëtoi për vizitë në Shtetin e Vatikanit dhe në Itali.
Presidentja Osmani, së bashku me Zotërinë e Parë, Prindon Sadriu dhe Zëvendëskryeministren Donika Gërvalla do të pritet në audiencë nga Papa Françesku.
Lajmin e ka bërë të ditur zyra e Presidencës me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare ë Facebook, përcjell arbresh.info.
Presidentja do të ketë takim edhe me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin si dhe do të realizohen edhe një sërë takimesh e aktivitete të tjera.
Gjatë qëndrimit në Romë, Presidentja Osmani do të pritet edhe nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, me të cilin do të diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit bilateral si dhe rritjen e koordinimit për tejkalimin e sfidave aktuale të sigurisë në rajon dhe përtej. /arbresh.info/
“Ç’punë ka Zelensky në San Remo?”-Italianët kundër president...
Shtëpia e Bardhë: Vizita e Sekretarit Blinken në Kinë në mom...
Ilir Shaqiri futet në “BBVA”, përqafon Luizin dhe thotë kush...
‘Trashëgimtari’ i Tottit shënon gol të mahnitshëm
“Sa 150 bomba atomike”, tërmetet në Turqi, autoritetet: Më s...
Tërmeti në Turqi dëmton Kalanë e Gaziantepit