Osmani takon përfaqësuesit e mërgatës në Kanada

10:55 | 25 Nëntor 2021

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka takuar përfaqësuesit e mërgates në Kanada.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram ku publikoi disa fotografi, presidentja tha se largësia asnjëherë nuk e zbehë lidhjen me mëmëdheun, duke i falënderuar pafundësisht.

“Gjatë vizitës sime në Kanada takova përfaqësues të mërgatës sonë, të cilët po shkëlqejnë në profesione të ndryshme dhe jane shndërruar në imazh të mire të vendit tonë. Ata kontributin vazhdojnë ta shtrijnë edhe në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut e në vende të tjera, duke treguar kështu se largësia asnjëherë nuk e zbehë lidhjen me mëmëdheun. Faleminderit pafundësisht”, ka shkruar Osmani. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara